12:08 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Frutat dhe perimet, ulin rrezikun e depresionit për 10 për qind

Duke ngrënë fruta dhe perime ulë rrezikun e depresionit tek njerëzit, për më shumë se 10 për qind, kanë sugjeruar studime të reja.

Duke u bazuar në dietën e ashtuquajtur “Dieta DASH” redukton gjasat për të zhvilluar çrregullimin e shëndetit mendor deri në 11 për qind, zbuloi një studim i SHBA-së.

Ata që hanë një dietë tipike perëndimore, e cila është e pasur me ushqime të përpunuara dhe sheqer, janë më në rrezik të vuajnë nga depresioni, shton hulumtimi.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se shumë ushqim të freskëta sjellin përfitime për shëndetin mendor të njerëzve duke përmirësuar disponimin e tyre, duke u dhënë atyre më shumë energji dhe duke i ndihmuar ata që të mendojnë qartë./Indeksonline/