09:00 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Ftesat për dasmën mbretërore veçse janë gati (Foto)

Ftesat për dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle veçse janë gati.

Pallati Mbretëror Kensington ka njoftuar se ftesat janë dërguar përmes Twitter, ku gjithashtu është postuar edhe një video e procesit të realizmit të tyre.

Në këtë dasmë janë të ftuar rreth 600 persona. Ceremonia do të zhvillohet më 19 maj në Kishëzën e “St George” në Kështjellën Windsor.

Mysafirët gjithashtu janë të ftuar në pritjen që organizohet nga Mbretëresha Elizabeth II në sallën e “St George”.

Princi Harry dhe Meghan Markle gjithashtu do të festojnë në një ndejë private të organizuar në mbrëmje, me rreth 200 të ftuar në shtëpinë Frogmore, villë mbretërore në afërsi të Kështjellës Windsor.