21:44 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

“Ftohen” bisedimet mes Artetas dhe Arsenalit, “Topçinjtë” afër marrëveshjes me trajnerin spanjoll (Foto)

Skuadra e Arsenalit është afër ta emëroj si trajner të ri, Unai Emeryn

Arsene Wenger është larguar përfundimisht nga skuadra e “Topçinjve”, kështu këta të fundit kanë nisur bisedimet me trajner të rinj, transmeton IndeksOnline.

Arsenali ishte në bisedime me Mikel Artetan, asistentin e Pep Guardiolas në Manchester City. Por, sic raportojnë mediat në Britani, mes klubit anglez dhe lojtarit spanjoll janë “ftohur” bisedimet.

Kështu, trajner i ri i klubit londinez me shumë gjasa do të jetë ish-trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery.

46-vjeçari iu bashkua PSG-së gjatë këtij sezoni, por ai dështoi ta fitonte objektivin e francezëve “Liga e Kampionëve”, prandaj u shkarkua nga detyra.

Emery në të kaluarën ka qenë trajner i klubeve si; Valencia, Deportiva, Almeria dhe Spartaku i Moskës./IndeksOnline/