17:06 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fushata e liberalizimit të vizave edhe në lokalitetet me komunitete joshumicë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nëpërmjet një postimi, ka deklaruar se fushata për liberalizimin e vizave po vazhdon edhe te komunitetet tjera, në Graçanicë.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Fushata për Liberalizimin e vizave ka filluar dhe po vazhdon edhe te komunitetet tjera jo shqiptare.

Djemt e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Graçanicë, kanë informuar të gjitha komunitetet në këtë komunë për rëndësinë e liberalizimit dhe si dhe se si do të duhet të sillemi ne si qytetarë të Republikës së Kosovës karshi këtij procesi!”