09:15 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fushata për Shkatërrimin e Armëve Nukleare fiton Nobelin për Paqe

Fushata Ndërkombëtare për Shkatërrimin e Armëve Nukleare (ICAN) është fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

Lajmi sapo u bë i ditur nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, në Oslo.

Deri më tash, Çmimi Nobel per Paqe në 66 raste i është ndarë një laureati – individi apo organizate, njofton Klan Kosova.

Në 29 raste çmimin e kanë merituar 2 laureatë, ndërsa në 2 raste ka ndodhur që të shpërblehen tre laureatë, që është maksimumi i lejuar me statutin e Fondacionit Nobel.