18:09 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës i reagon komentatorit shqiptar: Para dy vite na quajtët tradhtar! (Foto)

Komentatori i njohur shqiptar, Konstandin Grillo ka befasuar opinonin e gjerë me deklaratën e fundit për Kampionatin Botëror.

Grillo në një intervistë ka treguar se do të bëjë tifo për ekipin kombëtar të Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë koment ka reaguar mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Ai në rrjetet sociale akuzon komentatorin shqiptar, që para disa vite i quajti tradhtar disa futbollistë kosovarë që zgjodhën Kosovën.

“Për të qeshur ju duket? Dy vite më parë na quajtën tradhtar sepse zgjodhëm Kosovën”, ka shkruar Rrahmani në rrjetet sociale.

Rrahmani ishte pjesë e Shqipërisë, por ai u largua nga kuqezinjtë për t’iu bashkuar Kosovës./IndeksOnline/