10:50 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i ri kosovar që do të luaj me Shqipërinë kundër Kosovës (Foto/Video)

Shqipëria gjatë gjithë kohës është e ushqyer me futbollistë nga Kosova.

Së fundmi, Federata e Futbollit të Shqipërisë me trajner Christian Panuccin publikoi listën e lojtarëve të grumbulluara për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor).

Në këtë listë është një emër i ri, ai i Egzon Binakut, i cili është ftuar për herë të parë nga trajneri italian.

Ai para disa dite i tha “PO” Shqipërisë dhe do të jetë kosovari tjetër që do të luaj kundër Kosovës.

Binaku është vetëm 22 vjeçar, dhe luan te klubi suedez Malmo. Pozicioni i tij është mbrojtës qendror, po ka tipare edhe të anësorit. Ai deri në vitin 2017 e ka përfaqësuar Suedinë në grupmoshat U19 dhe U21.

22-vjeçari më parë ka luajtur edhe për klube si; Hacken dhe Ljungskile./IndeksOnline/