18:09 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Rusisë hy në histori të Kupës së Botës (Video)

Ndeshja Spanjë – Rusi po luhet me vazhdime pas rezultatit të barabartë gjatë 90 minutave të rregullt.

Mesfushori rus, Aleksandr Erokhin do të futet në histori të Kupës së Botës, shkruan indeksonline.

29 vjeçari bëhet futbollisti i parë që inkuadrohet si zëvendësues i katërt pasi hyri në lojë në vend të Kuzyayev.

Për herë të parë në këtë Kupë të Botës është dhënë mundësia për zëvëndësimin e katërt nëse ndeshja shkon në vazhdime. /IndeksOnline/