20:11 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i vetëm që ka shënuar pesë gola në një ndeshje të Kupës së Botës (Video)

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi me ndeshjen hapëse që nikoqirët luajnë kundër Arabisë Saudite.

Dhe pikërisht një rus është që mban një rekord historik në Kupën e Botës.

Në botërorin e vitit 1994 që u zhvillua në SHBA, Oleg Salenko arriti të shënoj pesë gola në ndeshjen kundër Kamerunit.

Ai madje është i vetmi lojtar që ka fituar Këpucën e Artë vetëm me golat e fazës së grupeve. /IndeksOnline/