10:17 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Futbollisti që eliminoi Dritën: ”Nuk jemi skuadër profesioniste, kemi edhe profesione të tjera”

Pasi Prishtina dhe Drita arritën të triumfojnë përballë disa skuadrave në raundet e para të garave evropiane, gëzimi dhe entuziazmi ishte i madh në rrjetet sociale dhe më gjerë.

Por, pas përballjeve me disa skuadra më të forta, por jo edhe aq profesioniste, skuadrat kosovare dështojnë të tregojnë fuqinë e tyre, shkruan IndeksOnline.

Anëtari i skuadrës që eliminoi së fundmi Dritën, Dudelange, Tom Schnell, ka folur së fundmi për Gazeta Olle rreth triumfit të klubit nga Lukesemburgu.

Schnell tha se skuadra e tij nuk është edhe aq profesioniste, pasi që gjysma e bashkëlojtarëve të tij bëjnë edhe punë tjera dytësore.

“Sinqerisht, ne nuk jemi një skuadër profesioniste. Gjysma e futbollistëve të ekipit tonë, bëjnë edhe punë tjera, pra kanë profesione tjera”, deklaroi Schnell.

Dudelange barazoi së fundmi përballë Dritës me rezultat, 1-1, por me rezultatin e ndeshjes së parë, 2-1, kualifikohet tutje në Europa League./IndeksOnline/