07:41 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Futeni tubin e maskarës në ujë të ngrohët, do t’ju qëndrojë dyfish më gjatë

Nuk ka ndjenjë më të keqe sesa ajo e frustrimit që e ndieni kur maskara e preferuar ju largohet!

Ndoshta sapo keni dalë nga shtëpia dhe e keni vërejtur se si maskara ka filluar të largohet.

Por, fatmirësisht ekspertët e makijazhit kanë ndarë me ne një truk jashtëzakonisht të thjeshtë që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem.

Përderisa maskara e freskët është gjithmonë opsioni më i mirë (gjithmonë hidhni në bërllok maskarat pas tre muajve për të parandaluar infeksionet e syve), ekziston një metodë që do t’jua bëjë maskarën të zgjasë dyfish më shumë sesa zakonisht.

Truku është ky:

– Fillimisht sigurohuni se maskara është e mbyllur mirë

– Pastaj tubin e maskarës vendoseni në një gotë me ujë të nxehtë

– Lëreni tubin të zhytet në ujin e nxehtë për dy deri në tre minuta

– Aplikojeni maskarën!

Me këtë metodë maskara do t’ju qëndrojë më gjatë sesa zakonisht!

Temat: