11:04 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Fytyra e Dua Lipës kur kuptoi se mbi 10 milion persona po e ndjekin në Instagram (Foto)

Dua Lipa dita-ditës po ngjet shkallët e suksesit.

Këngëtarja kosovare me famë botërore momentalisht është një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor botëror.

Ajo tashmë ka arritur edhe një sukses tjetër. Dua ka kaluar mbi 10 milion numrin e ndjekësve në llogarinë Instagram, shkruan Indeksonline.

Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj, teksa shpreh gëzimin e saj përmes një fotografie.


Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do ta hap këtë ndeshje me këngën e saj ‘New Rules’.

Ndryshe në finale do të ndeshën Liverpool dhe Real Madrid. Ku pritet të marrin pjesë rreth 100 mijë tifoz./Indeksonline/