21:51 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fytyra e Woodward gjatë ndeshjes Brighton – Man United tregon gjithçka

Fytyra e Ed Woodward tregon gjithçka. Brightoni ia shkaktoi Manchester Unitedit humbjen e parë në sezonin, 2018/19 në Premier League.

Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, teksa Romelu Lukaku ngushtoi epërsinë e Brightonit pas pak minutash.

Megjithatë, Brightoni e ngriti epërsinë pasi Pascal Groos shënoi gol nga penalltia në minutën e 44-t, transmeton IndeksOnline.

Image: Sky Sports

Dhe kamerat e Sky u fokusuan te tribunat ku gjendej Woodward, shefi ekzekutiv i Manchester Unitedit.

Tifozët e futbollit menjëherë reaguan në rrjetet sociale duke e lënë në dyshim të ardhmen e trajnerit, Jose Mourinho.

Mourinho ishte mjaft kritik ndaj drejtuesve të Man Unitedit pas dështimit për të blerë qendër-mbrojtës në afatin kalimtar veror./IndeksOnline/

Image: NBC