22:47 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fytyrat e ngrysyra të inspektorëve të UEFA’s, shkaktar “Intelektualët”

Një skenë jo e mirë ka ndodhur sonte në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kur po zhvillohej pjesa e dytë në mes të Dritës dhe Prishtinës, tifozët e Drites “Intelektualët” kanë hedhur mjete piroteknike në fushë.

Tifozët e Dritës kanë hedhur mjete piroteknike gjë që është e ndaluar me rregulla të UEFA’së dhe FIFA’së , të cilët ishin të pranishëm në stadium.

Inspektorët e sigurisë së UEFA-s dukeshin të pakënaqur në momentin e këtij akti jo të hijshëm, transmeton IndeksOnline.

Nesër në ora 09:00 merret vendimi se a do të pranohet stadiumi në kategorinë e katërt, e që është niveli më i ulët lejueshëm për gara ndërkombëtare.

Le të shpresojmë se kjo nuk do të ndikojë në vendimin përfundimtar në lidhje me licencën e stadiumit./IndeksOnline/