19:27 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Gala Koncert sonte në Gjakovë, me muzikë të mirëfilltë shqiptare (Foto)

Në orën 20:00 sonte në Pallatit të Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë do të nis Gala Koncerti me muzicientët më të shquar të muzikës popullore e qytetare shqiptare.

Në këtë koncert si rrallë herë janë bashkuar ata të cilët vazhdojnë të lënë gjurmë në muzikën tonë, e të cilët do t’sjellin këngët më të bukura të trevave shqipfolëse, shkruan Indeksonline.

Për këtë koncert do të kujdeset Ansambli ‘Shkëlzen Doli’, ndërsa do të dirigjohet nga kompozitori i mirënjohur Alfred Kaçinari.

Sakaq këngët do të interpretohen nga yjet e muzikës popullore qytetare, të cilët janë edhe mysafirët e kësaj mbrëmjeje: Ismet Peja, Edi Furra, Gentian Gojani, Vesa Smolica, grupi Polifonik nga Himara e shumë emra të njohur të njohur.

Kjo mbrëmje përveç muzikë të mirëfilltë do të jetë e mbushur edhe me përplot befasi./Indeksonline/