09:34 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Galaxy Note 9 mund të jetë zbuluar në këtë fotografi që po qarkullon në internet

Pasardhësi nga Galaxy Note 8 Samsung mund të duket shumë i ngjashëm me paraardhësit e tij. Të paktën, kështu mund të jetë sipas një vlerësimi të Galaxy Note 9 që e shpërndau firma Ice Universe.

Të arriturat e Samsung ishin shumë të dobëta në vitin 2018 dhe kështu erdhëm në përfundimin se Note9 nuk do të ndryshojë aq shumë. Ky është vetëm një avancim i vogël nga Note8.

Celularët Samsung Galaxy Note janë telefonat më të shitur dhe më të shtrenjtë të kësaj brendi. Për shkak të kësaj ata janë të prirur për të marrë karakteristikat më të shitura të Samsung- ut. Por bazuar në fotografinë, duket sikur nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga pamja e jashtme në mes të Galaxy Note 8 dhe atij Note 9. Gjithashtu duket se Note 9 mund të ketë një buton për Bixby, si telefonat e mëparshëm të Samsung.

Ice Universe pohon se të dy telefonat janë pothuajse të njëjtë, duke shtuar se telefoni i ri Note mund të jetë 2 mm më i shkurtër se ai Note 8, pa skaner të gjurmëve të gishtërinjëve në ekran.

Si me shumicën e thashethemeve, kjo duhet të merret me dyshim, por Ice Universe ka një histori të parashikimve të Samsung-ut dhe të postimit të imazheve të telefonave të saj para lansimit të tyre. Samsung nuk ka komentuar këto thashethemet për telefonin Note 9.