00:13 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Galaxy S9 së shpejti në treg, ja sa do të kushtojë

Kompania Samsung ka vendosur që këtë fund shkurti të prezantojë modelin më të fundit të serisë Galaxy, pikërisht modelin S9 në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Dj Koh, presidenti i kompanisë deklaroi se gjatë prezantimit në Barcelonë do të publikohet edhe data e fillimit të shitjes së paisjeve Galaxy S9.

Pavarësisht se nuk do të ketë shumë ndryshim nga modeli S8, ai do të kushtojë rreth 50 dollarë më shtrenjtë.

Kongresi Botëror i Celularëve do të zhvillohet nga data 26 shkurt deri në 1 mars 2018 në Barcelonë.

Temat: