21:20 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gani Dreshaj eliminon një problem të vogël që bënte sherr të madh

Dy ditë më parë Indeksonline pati raportuar për një rrugë në magjistralen Gurrakoc-Klinë, e cila ishte bërë shkaktar i shumë aksidenteve për shkak të një grope.

Për shkak të kësaj grope, nuk kalonte ditë që nuk ndodhnin aksidente duke bërë që gomat e tyre të pëlcisnin nga thellësia e saj, në rrugën ku lëvizja është e trafikuar në 60 km në orë.

Pas këtij raportimi, ka reaguar ish kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj i cili ka bërë të ditur se tashmë është sanuar kjo gropë.

Këtë iniciativë e ka marrë vetë ai, pasi komuna e Istogut nuk po e bën një gjë tillë.

Por, ai ka shtuar se një gjë e tillë është bërë përkohësisht, pasi së shpejti pritet që të fillojë zgjerimi i kësaj rruge, zgjerimi i trotuareve dhe rregullimi komplet.

“Në një nga portalet lexova se një gropë e krijuar në magjistralen Klinë-Gurrakoc po dëmton dhjetëra makina në ditë nga thellësia e saj. Këtë gropë përkohësisht e sajuam, shpejt pritet fillimi i zgjerimi i kësaj rruge, zgjerimi i trotuareve dhe rregullimi komplet. Janë disa punë që nuk duhen shpenzime, por syçelësi e vullnet”, ka shkruar Dreshaj./Indeksonline/

Rruga që po ua prishë pushimin mërgimtarëve në Istog, çdo orë nga një aksident (Foto)