15:27 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gani Dreshaj ia jep një porosi Pal Lekajt, për të shmangur kolonat e gjata

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj e ka sygjeruar ministrin Pal Lekaj që të vendosë një semafor në rrugën që rrugën hyrëse të Klinës e Istogut.

Kolonat e gjata që po bëhen në këtë rrugë çdo ditë kanë bërë që deputeti nga Istogu të dal me një ide interesante.

“I nderuari ministër Lekaj. Të përgëzoi për nënshkrimin e kontratës së sotme për rehabilitimin e rrugës Regjionale (R 104), Klinë – Gurakoc (Istog).

Në të njëjtën kohë, të sygjeroi si qytetar i kësaj ane që në bashkëpunim me komunën e Klinës të bëhet vendosja e një semafori në rrugën që lidhë Klinën me Istogun e Pejën.

Qytetarët po ballafaqohen çdo ditë me kolona të gjata në pamundësi me kyçjen në rrugën për Prishtinë e Pejë.

Një zgjidhje për këtë rrugë është urgjente, andaj shpresoj se vendosja e një semafori do të zvogëloi dukshëm kolonat e gjata që janë të përditshme” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/