19:25 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Gara e doktorëve me ski: Kush tjetër? Albin Tahiri i pari (Foto)

Albin Tahiri ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror për Ski.

Skiatori kosovar, Albin Tahiri ka nxënë vendin e parë në Kupën e Botës të organizuar nga  doktorët në sportin me ski, shkruan IndeksOnline.

Tahiri përmes rrjeteve sociale ka dhënë këtë lajm të mrekullueshëm: “Edhe zyrtarisht doktori më i shpejt në ski”.

Kujtojmë se Albin Tahiri ishte sportisti i parë që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë me flamurin e Kosovës./IndeksOnline/