23:41 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gashi dhe Ledri xhirimet e klipit i bën me të rinjtë e Prishtinës (Foto)

Dy reperët e talentuar kosovar, Gashi dhe Ledri Vula shumë shpejtë do ta lansojnë projektin e tyre të përbashkët muzikor, këngë kjo që pritet të jetë një nga hitet e vitit.

Një pjesë të këngës dyshja e kënduan në natën e dytë të festivalit Sunny Hill, ndërsa gjirimet e klipit ata i bën po atë ditë, shkruan Indeksonline.


Gashi përmes një postimi ka dhënë edhe detaje në lidhje me xhirimet e videoklipit, duke treguar se çdo gjë është bërë spontanisht dhe në rrugët e Prishtinës.


“Kështu që unë bëra një këngë për Kosovën e quajtur “That’s mine”, Ledri dhe unë kemi xhiruar duke ecur rrugëve të Prishtinë, duke u dhënë akullore dhe para të rinjve sepse unë kisha vetëm disa orë para se të duhej të fluturoja për të xhiruar klipin e “Creep On Me”, ka shkruar reperi i famshëm./Indeksonline/