14:25 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Gashi dhe Majko takojnë pesë kryetar komunash Arbëreshe

Ministri i Diaspores, Dardan Gashi dhe homologu i tij në Shqipëri,  Pandeli Majko, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në komunën Piana degli Albanesi si edhe autoritetet lokale italiane.

Ministri Dardan Gashi, pasi i dhuroj flamurin e shtetëror të Kosovës, nënvizoi se në tetor Kosova dhe Shqipëria do të presin në Prishtinë kryetarët e komunave të Arbëreshëve në Sicili dhe Kalabri për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Gashi kërkoi gjithashtu që kultura arbëreshe të jetë e ruajtur si pasuri e UNESCO-s.

Majko u shpreh se si ministri i parë i Diasporës në historinë e Shqipërisë, e konsideron një përparësi bashkëpunimin me arbëreshët. “Miq të huaj më pyesin si merreni vesh me arbëreshët. I them shqip”.

Kryetari i Bashkisë, Ing. Rosario Petta u shpreh se komunitetet arbëreshe në këtë provincë, por edhe më gjerë, janë të njohur për vlerat e tyre të spikatura si edhe ruajtjen e traditave shqiptare. Ai njoftoi ministrat se autoritetet vendore kanë përgatitur dy dokumente për qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, në të cilën parashtrojnë një program konkret bashkëpunimi midis autoriteteve rajonale me të dy qeveritë. Letra propozon krijimin e një agjencie arbëreshe për koordinimin e bashkëpunimit të komuniteteve arbëreshe dhe autorit

Nesër, të dy ministrat e diasporës, do të zhvillojnë takime me autoritetet e Palermos./Indeksonline/