14:19 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gashi dy asiste në fitoren e Colorados (Video)

Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Colorado Rapids.

Ylli kosovar dal ngadalë po e rimerr vetën nga lëndimi dhe në ndeshjen e fundit arriti të asistojë dy herë, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Colorados ishte duke humbur 1 me 2 në momentin kur Gashi u inkuadrua në lojë.

Pasi u fut në fushë, në minutën e 69’të, Gashi bëri dy asistime. Në golin e Mason në minutën e 74’të dhe në golin e Smith në minutën e 97+./IndeksOnline/