23:11 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gattuso i “çartet” Donnarummas: Bëjë siç them unë, ose do të të shkatërroj!

Trajneri i ri i Milanit, Genaro Gattuso po përjeton një fillim shpërthyes të aventurës së re.

Pas barazimit nga Benevento, Milani vjen me një lojë nervash ndaj Bologna, me kuqezinjtë që fituan me vështirësi 2-1. Gjithsesi fitimi i tre pikëve të para si menaxher nuk ishte mjaftueshëm për të ndalur ish-mesfushorin kuqezi që të mos humbte tërësisht toruan gjatë ndeshjes, teksa portieri Gianluigi Donnarumma u ndesh me disa efekte tmerruese.

Në një episod, kur Donnaruma nuk nisi aq shpejt sa duhej një aksion sulmues, Gennaro u filmua duke i ulëritur portierit 18-vjeçar me fjalët: “Do të të shkatërroj nëse nuk bën atë që të them unë”.

Menjëherë pas këtij incidenti Donnarumma e mori veten duke regjistruar disa pritje jetike për të ndihmuar kuqezinjtë që të regjistronin fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Gattuso, me këtë të fundit që në përfundim u shfaq shumë i lumtur./IndeksOnline/