20:18 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Gatusso: Finalja e Kupës për Milanin si Kupa e Botës

Gennaro Gattuso tha se finalja e Kupës së Italisë “është si Kupa e Botës” për Milanin, por gjithmonë e ka admiruar “disiplinën dhe mentalitetin” e Juventusit.

Finalja e Kupës së Botës do të luhet në Romë të mërkurën në ora 21.00.

“Kjo është si Kupa e Botës për entuziazmin tonë, entuziazmin e tifozëve dhe dëshirën e tyre për t’u kthyer përsëri në ngritjen e një trofeu”, tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.

“Ju mund ta kuptoni atë. Duke marrë parasysh ekipin që kemi, ne vetëm duhet disa shkëndija për të ndezur fishekzjarrët. Nuk kisha nevojë të ndizja djemtë, pasi është lloji i ndeshjes që gjithsesi është zjarr. Ne po luajmë kundër një skuadre që ka dominuar futbollin italian dhe ka qenë protagonist në Evropë për shtatë vjet, kështu që ata kanë një mentalitet të madh.

“Duhet të japim më të mirën dhe nëse mund ta kapërcejmë këtë pengesë, ne mund të bëjmë diçka të rëndësishme. Unë jam i sigurt për këtë”, shtoi Gattuso.

Milani dhe Juventusi u takuan në finale në vitin 2016 dhe në superkup në të njëjtin vit. /IndeksOnline/

Temat: