13:14 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gazeta zvicerane e quan fëmijë Neymarin, e ngritë në qiell Behramin (Foto)

Valon Behrami me paraqitjen e tij të fundit, ka bërë për vete shumë tifozë anembanë botës.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë që nga përfundimi i ndeshjes, Zvicër – Brazil, mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për paraqitjen e kosovarit, shkruan IndeksOnline.

Madje gazeta më e famshme në Europë, ajo e “Blick” në faqen e parë (ballinë) ka paraqitur Behramin dhe Neymarin, me një mbishkrim tejet interesant.

“Një burrë me një fëmijë”, shkruhet në gazetën zvicerane.

Behrami bëri një paraqitje të mrekullueshme në barazimin 1 me 1 ndaj Brazilit. Ai arriti ta ndalte një prej lojtareve më të mirë në botë, Neymar JR.

Edhe pse pësoi një lëndim të vogël gjatë ndeshjes, Behra pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë./IndeksOnline/