Gazetarët janë “nëna e vakive”, e dëshmon kjo video!

Vërtet profesioni i gazetarit është sa i vështirë, aq edhe qesharak, duke të bërë të përballesh me situata nga më të ndryshmet.
Kjo gazetare, derisa po raportonte nga një teren me baltë, i ndodh ajo që se priste, shkruan Indeksonline.
Pasi mori në prononcim një motoçiklist që po garonte, ajo u detyrua të ndërpres raportimin e drejtpërdrejt.
Motociklisti i dha gaz motorit, duke bërë që balta të kërcej drejt në fytyrën dhe trupin e gazetares.
Shikoni momentin kur gazetarja përlyhet e tëra me baltë. /Indeksonline/