00:22 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / k.v

Gazetari serb e pyet Shaqën se pse festoi me shqiponjë, ai e injoron totalisht

Gazetari i të përditshmes serbe, “Alo”, Dragutin Buzic e ka pyetur Shaqirin pas ndeshjes se pse ka festuar me shqiponjë. Por me të kuptuar se është serb, Shaqa e ka injoruar totalisht atë.

Buzic ka thënë se tre herë e ka pyetur Shaqirin se pse ka festuar me shqiponjë, por në të tri rastet Shaqa ka bërë hajgare me të duke i thënë se nuk po e kupton pyetjen.

Këtë përgjigje ia ka dhënë edhe kur Buzic e ka pyetur kosovarin në gjuhën angleze./Indeksonline/

Temat: