10:02 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gazetarja shqiptare takon Neymarin, e quan arrogant!

Neymar mbrëmë u kthye në shtëpi, pas humbjes përballë Belgjikës.

Për të komentuar ndjeshen, ishte e ftuar në “Top Arena” në Top Channel, gazetarja e Digitalb, Xhesika Trola.

Gjatë emisionit ajo treguar se ka takuar rastësisht Neymarin në Ibiza para shumë vitesh.

Ashtu si çdo vajzë edhe Xhesika i kishte kërkuar yllit brazilian të bënin një foto, por reagimi i tij nuk i kishte pëlqyer fare gazetares.

Ajo tregoi se Neymari as nuk ishte çuar në këmbë për foton, por kishte qëndruar ulur, madje sjelljen e tij Xhesika e quan arrogante.

“E kam takuar Neymarin para disa vitesh në Ibiza. Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi më karrige i ulur.

Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk e linte të bënte asgjë”, u shpreh Xhesika.