20:55 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gazetarja sulmohet  me vezë e akull, derisa raporton ‘live’

Një gazetare e re në Ukrainë është përballur me momente aspak të mira, derisa është gjuajtur me vezë dhe poashtu është goditur derisa po raportonte “live”.

Darina Bilera, 20 vjeçe, kishte raportuar për vendimin për ekstradimin e një ushtari që luftoi së bashku me forcat qeveritare kundër rebelëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.

Moska akuzon 31-vjeçarin rus Timur Tumgoev për të qenë një terrorist islamik dhe i lidhur me ISIS, shkruan Daily Mail – transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Bilera qëndroi para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në kryeqytetin Kiev, disa nga turma që protestonin kundër ekstradimit e akuzuan atë se ishte ‘pro-rus’.

Derisa shumë polic shihen jo shumë larg gazetares që raporton, ata nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar dhe ajo largohet shpejt nga njeriu dhe – pavarësisht se është i mbuluar me vezë – vazhdon  raporti i saj.

“Ju shikoni se çfarë po ndodh. Ne jemi duke u sulmuar, na kanë hedhur akull dhe vezë, ‘dëgjohet duke i thënë kamerës ajo. /Indeksonline/