08:29 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gazetat në Torino: Mirë se vjen Ronaldo!

Cristiano Ronaldo shumë lehtë mund të përfundoj te kampioni i Serie A gjatë këtij afati kalimtar.

Ylli portugez është lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm në Juventus, shkruan IndeksOnline.

Gazetat nga Torino, në veçanti ajo e “Tuttosport”, në faqen e saj kryesore i ka shpreh mirë se ardhje yllit portugez.

“Mirë se vjen Ronaldo”, shkruhet në ballinen e gazetës italiane.

Ronaldo thuhet se është pajtuar me pagën vjetore 30 milionë euro, po ashtu edhe Reali me shifrën 100 milionë euro, kështu ky transferim pritet të ndodh shumë shpejtë./IndeksOnline/