22:39 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Gerrard debuton me fitore, mposht Shkupin (Video)

Steven Gerrard ka debutuar me fitore në rolin e trajnerit.

Ekipi i tij Rangers mposhti Shkupin me rezultat 2 me 0 në ndeshjen kualifikuese për në Europa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Një gol u shënua në pjesën e parë dhe një në të dytin. Për 1 me 0 fillimisht shënoi Murphy në minutën e 23’të. Kurse për 2 me 0 shënoi Tavernier në minutën e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që në këtë ndeshje u paraqit lojtari i Kombëtares së Kosovës, Rron Broja.

Ndeshja e kthimit zhvillohet 17 korrik./IndeksOnline/