20:21 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gerrard flet nga Shkupi: Do të jetë takim i vështirë! (Foto)

Steven Gerrard dhe lojtarët e tij para disa ore kanë mbërritur në Maqedoni.

Skuadra e Rangers duke fituar nga ora 17:55 do të përballet me ekipin e FC Shkupit, shkruan IndeksOnline.

Legjenda e Liverpoolit, në konferencë për shtyp me të mbërritur në Shkup tha se kjo do të jetë një ndeshje tejet e vështirë.

“Ne besojmë se një gol vret këtë ndeshje. Ne e dimë se do të jetë një takim i nxehtë dhe kjo do ta bëjë një lojë shumë të ndërlikuar. Megjithatë ne do të jemi shumë të gatshëm për këtë duel”, ka thënë Gerrard.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Skoci përfundoi me fitore të Rangersit me rezultat 2 me 0./IndeksOnline/