19:45 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gerrard ndalet në tokën shqiptare

Rangers është kualifikuar në rundin tjetër të Europa League.

Skuadra skoceze eleminoi skuadrën shqiptare të Maqedonisë, Shkupi FC.

Steven Gerrard kaloi me skuadrën e tij në rundin tjetër falë rezultatit të ndeshjes së parë në Skoci, 2-0.
Në stadiumin e Shkupit, skuadra e ish-yllit të Liverpoolit nuk arriti më shume se një barazim pa gola.

Kjo është një arritje e madhe e Shkupit duke shkruar emrin në histori të futbollit maqedonas. /IndeksOnline/