22:20 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gëzime pa fund, deputeti i LDK-së: Ia treguam edhe njëherë vendin Serbisë

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë  ka gëzuar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kështu, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri  ka shkruar menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje.

Deputeti i LDK-së ka thënë se është  krenari dhe ndjenjë e veçantë të jesh shqiptar, në veçanti nga Kosova.

Beqiri ka theksuar se Xhaka e Shaqiri me golat e tyre do të mbesin historike. Po ashtu ai ka thënë se në nivel kanë qenë edhe Behrami dhe Xhemajli.

“Kosova thesar i madh i futbollistëve”, ka shkruar Beqiri.

Postimi i plotë:

Krenari dhe ndjenjë e veqant me qenë shqiptar,e veqmas nga Kosova.
Granit Xhaka,Xherdan Shaqiri ,golat e juaja janë historike,janë më shumë se gola.Po ashtu lojë në nivel të lartë nga Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli.
Urime Zvicër.
Ia treguam Serbisë edhe njëhere vendin.
Kosova-Serbia 2-1…
I.Beqiri