10:54 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Giovinazzi, partneri i ri i Raikkonen në Sauber

Sauber ka arritur marrëveshje me italianin, Antonio Giovinazzi që të marrë si partner për Kimi Raikkonen sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari ka qenë në ekipin zviceran të Ferrarit, dhe ai është pjesë e programit të vozitjes për të rinjët.

Kjo lëvizje nënkupton se suedezi, Marcus Ericsson e ka humbur vendin e tij, megjithatë atij do t’i takojë vendi i tretë, transmeton IndeksOnline.

Giovinazzi, i cili garonte i dyti për Sauber në fillim të vitit 2017, tha se ëndërra e tij u bë realitet dhe se është nder i madh për të.

Promovimi i tij vazhdon në botën e Formula 1 pas raporteve të mira ndërmjet Sauber dhe Ferrarit./IndeksOnline/