15:22 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Giroud ia huq edhe me portën zbrazët (Video)

Franca u shpall Kampion i Botës pasi në finale mposhti Kroacinë me rezultat 4-2.

Edhe pse ishte prezent në shtatë ndeshje, sulmuesi Olivier Giroud nuk shënoi asnjë gol.

Ai madje nuk arriti të bëjë as edhe një gjuajtje në drejtim të portës, shkruan indeksonline.

Pasi përfundoi ndeshja dhe futbollistët po bëheshin gati për medaljet, sulmuesi i Chelseas e provoi edhe një herë fatin.

Ai nuk arriti të shënoj edhe pse shtatë metrat e portës ishin të zbrazëta. /IndeksOnline/

Temat: