12:40 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjakova dhe Krasniqi mësojnë kundërshtaret në finale (Foto)

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia kanë siguruar medaljet e para Përfaqësueses së Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Tarrango2018”.

Gjakova është kualifikuar në finale në kategorinë 57 kilogram, pasi në gjysmëfinale mposhti, xhudisten nga Tunizia, Gokhran Khelifi.

Ajo në finale do të takohet me italianen, Miriam Boi. Finalja parashihet të zhvillohet rreth orës 15:00-17:00!

Në finale është kualifikuar edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi.

Ajo në gjysmëfinale mposhti xhudistën nga Turqia, Irem Korkmaz, kurse në finale do të takohet me italianen, Odette Giuffrida./IndeksOnline/