13:20 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjakovë: Burri dëbon gruan me dy fëmijët nga banesa

Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici se ajo është ofenduar, fyer dhe dëbuar nga banesa bashkë me dy fëmijët e saj nga burri i saj.

“Viktima femër K-shqiptare ka raportuar se është ofenduar, fyer, nënçmuar dhe dëbuar nga banesa me dy fëmijët e saj, nga burri i saj i dyshuari mashkull K-shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/