11:19 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjakovë: Djali rrah babanë, e bën për spital

Një person në Gjakovë është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Kurse, i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/