11:22 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjakovë: Therret me thikë roja i stacionit të autobusëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.

Përderisa viktima me inicialet H.C., rreth  55 vjeç ishte duke qëndruar në vendin e tij të punës (roje në stacion të autobusëve në Gjakovë), i dyshuari E.B., rreth 57 vjeç,  kishte nxjerrë thikën duke e  goditur viktimën, ku  sipas ekipit mjekësorë, i kishte shkaktuar shpuarje të diafragmës së mushkërive.

Viktima H.C, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm  mjekësorë në QKUK-Prishtinë.

I dyshuari E.B., është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, duke ia konfiskuar edhe mjetin (thikën), me të cilën dyshohet se i dyshuari e ka kryer veprën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Indeksonline/