23:32 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjarpri i madh “terrorizon” banorët e Belshit, ajo që bën ky burrë ua futi frikën më keq

Një ngjarje e rrallë është regjistrua në fshatin Rrase të Belshit.

Protagonist i kësaj ngjarje është një gjarpër i cili ndodhet në mes të rrugës. Deri këtu nuk ka asgjë absurde, por kur një burrë i ndodhur aty kap gjarprin dhe e afron tek goja, gjërat dhe fillojnë e bëhen të çuditshme.

Përreth kësaj skene të frikshme ndodhen edhe shumë fëmijë, të cilët sikur mos t’u mjaftonte frika nga zvarraniku, tmerrohen dhe nga burri, i cili kap gjarprin në dorë dhe ua sul atyre.

Fëmijët tmerrohen nga veprimet e këtij burri të çuditshëm dhe ia nisin të qarës.

Videoja është me të vërtetë tmerruese, ndërsa në pak orë e publikuar po bën xhiron e rrjet.