14:09 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjashtë muaj dënim me kusht drejtoreshës së shkollës në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Për Krime të Rënda, ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarës Behare Kryeziu, drejtoreshë në shkollën “Mustafa Bakia” në Prizren, për shkak të veprës penale “falsifikim i dokumentit.

Asaj iu shqiptua dënimi me kusht duke ia vërtetuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda periudhës së verifikimit pre 1 viti nuk kryen ndonjë vepër të re penale.

“Sepse në cilësinë e personit zyrtar, me nënshkrimin e saj dhe me vulën zyrtare, vërteton dokumentin zyrtar i cili përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që me datën 23.11.2016 si drejtoreshë e SHFMU ‘Mustafa Bakiu’ në Prizren, lëshon vërtetimin me numër të protokollit 127/2016 se S.A. në këtë shkollë ka bërë zëvendësimin e edukatores gjatë pushimit të lindjes në kohë prej 6 muaj, i cili vërtetim të njëjtës do t’i shërbente për punësim, ku në rubrikën me numër përkatës të protokollit është evidentuar emri i nxënëses me iniciale I.Ç.”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës.