23:20 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjashtë zakone interesante në botë, për festimin e Vitit të Ri

Nëse jeni ngopur me mënyrat tradicionale të festimit, pse të mos festoni këtë vit disa nga zakonet nga vende të ndryshme anembanë botës?

Spanjë: Sipas traditës spanjolle, nëse mund të vendosni 12 kokrra rrushi në gojë në mesnatë (nga një për çdo muaj të vitit), viti i ardhshëm do të jetë plot lumturi. Ndoshta është koha për të zëvendësuar fruta me shampanjë në mesnatë?

Japoni: Në Japoni, tempuj në mbarë vendin cingërojnë 108 herë, e cila është në fakt një zakon budist, një zile për çdo mëkat njerëzor të kryera gjatë vitit dhe t’i përgatisë ata për një fillim të ri.

Danimarkë: Edhe pse nuk keni menduar se thyerja e gotës dhe pjatës është diçka që sjell lumturi për Vitin e Ri, danezët nuk mendojnë kështu. Viti i Ri festohet duke thyer pjatën dhe gotën në hyrjen e fqinjit. Sa më shumë pjesë të thyera që ju gjeni në hyrjen e shtëpisë suaj, aq më shumë fat do të keni në vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Filipinet: Të gjitha gjërat e rrumbullakëta në Filipine konsiderohen të sjellin lumturi. Për traditën e Vitit të Ri, tradita kërkon që gjithçka të përqendrohet rreth qarqeve, nga ajo që ju mbani e deri tek ajo që hani. Prandaj, mbushini xhepat me monedha, për fat në vitin e ri.

Skoci: Skocezët në Vitin e Ri hyjnë në festivalin tre-ditor “Hogmanay”, i cili është plot me zakone. Nga të gjitha traditat që vijnë nga koha e Vikingëve, më e famshmja është ajo në të cilën edhe sot besohet. Kur arrin mesnata, nëse një njeri me ngjyrë të errët është personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj, ju do të keni një vit të mbushur me lumturi. Bonusi është nëse sjell me vete një mori dhurata dhe ëmbëlsira.

Estoni: Ne tashmë e dimë se një nga karakteristikat e festës është ushqimi. Edhe nëse këtë vit vendosim të mos hamë shumë, ne gjithmonë përfundojmë me stomakun e plotë. Në Estoni, ngrënia është ngritur në një nivel krejtësisht të ri kur është në pyetje Viti i Ri. Nëse hani 7, 9 ose 12 vakte në ditë, mund të presësh shumë ushqim dhe lumturi vitin e ardhshëm. Në parim, sa më shumë që hani, do të keni një vit sa më të lumtur.