20:04 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjenden 400 gjela për luftë, të gjithë do të vihen në gjumë

Qindra gjela janë gjetur në një fermë, për të cilën dyshohet se përdorej për luftën e gjelave dhe ata për shkak të agresivitetit do të vendosen në gjumë, njoftuan sot zyrtarë të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve nga Masaçusets në SHBA.

Sipas Associated Press, Animal Control zbuloi prova të luftimit të paligjshëm gjatë një kontrolli të një ferme në Northampton, të premten e kaluar, raporton sot Daily Hampshire.

Shoqëria për Parandalimin e Mangësive të Kafshëve (MSPCA) në Masaçusets, e cila ka në pronësi fermën, njoftoi se gjelat janë jashtëzakonisht agresivë dhe nuk mund të rikuperohen ose trajnohen.

Pronari i objektit pretendon se ai nuk ka qenë kurrë në fermë, pasi ka marrë me qira ndërtesën për një person tjetër.

Zyrtarët thanë se asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Temat: