17:33 / E Martë, 21 Gusht 2018 / k.v

Gjendet akull në Hënë, do të ketë ujë për vizitorët nga Toka?

Astronomët kanë gjetur prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e akullit që rrjedh nga uji i rrjedhshëm në sipërfaqen e Hënës, njofton revista zyrtare e Akademisë amerikane të Shkencave.

Kjo, sipas “Guardian”, një ditë mund të shërbejë si burim uji për vizitorët e mundshëm të ardhshëm nga Toka ose për formimin eventual të një kolonie në Hënë.

Akulli është zbuluar në polin jugor dhe verior të Hënës, në pjesë që mbrohen kryesisht nga rrezet direkte të diellit.

Imazhet e botuara janë “dëshmi e drejtpërdrejtë dhe e përcaktuar” e ujit të ngrirë, shkruan gazeta britanike.

Temat: