16:08 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjendet në det shishja me mesazh e hedhur para 132 vitesh (Foto)

132 vite pasi dikush nga anija gjermane hodhi një shishe me mesazh në Oqeanin Indian, ajo është gjetur në një plazh të largët në Australinë Perëndimore.

Toyna Illman e gjeti shishen në breg të detit derisa po mblidhte gjëra me familjen e tij, me të cilat do të dekoronte shtëpinë, transmeton Indeksonline.

Kur e pa shishen e cila dukej si mbështjellëse cigaresh, Toyna e mori atë në dorë për të parë se çka ishte.

Kur u afrua e pa që në të ishte një copë letër, që ishte lagur nga uji i detit.

Familja e mori shishen në shtëpi, e teri letrën dhe e kuptoi se po datonte nga data 12 qershor 1886. /Indeksonline/