15:11 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjendet një person i vdekur në fshatin Doll të Gjakovës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Doll të Gjakovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, kurse, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/