20:16 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gjërat që duhet të dini para se të blini shtëpi pushimi

Një ikje gjatë fundjavave, pushimet e krishtlindjeve apo gjatë verës me miq e familje në një shtëpi pushimi janë padyshim një pasuri luksoze për ata persona që mund ta kenë një të tillë.

Nëse jeni duke menduar të blini një të tillë, atëherë duhet të dini disa gjëra, në mënyrë që të jeni sa më të përgatitur.

Gjëja më e rëndësishme kur të blini një shtëpi pushimi është fakti se sa herë mendoni ta shfrytëzoni atë.

Punësimi i një personi që ua menaxhon pronën kur ju nuk jeni është mëse i nevojshëm. Megjithatë ka masa të ndryshme që duhet të ndërmerrni nëse mendoni të lini shtëpinë në muajt apo javët që planifikoni të jetoni në shtëpinë tuaj të parë. Për shembull, duhet të jeni të vetëdijshëm për konkurrencën në tregun e shitjeve.

Sigurohuni që shtëpia juaj ka një pikë të veçantë të shitjes. Të ketë një pamje mahnitëse, me fusha tenisi, pishinë, dhomë lojërash ose karakteristika të ngjashme arkitekturore në mënyrë që të tërheqë pushuesit e ardhshëm.

Po ashtu sigurohuni që shtëpia të ketë hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar një grup të madh njerëzish.

Implikimet ligjore mund të shfaqen gjatë blerjes së shtëpisë, andaj sigurohuni që t’i mësoni ligjet e vendit, veçanërisht kur planifikon blerje jashtë vendit.

Tjetër faktor mjaft i rëndësishëm është disponueshmëria e lidhjeve të transportit.

Nëse ndodhet shtëpia jo shumë larg dyqaneve, restauranteve e bareve do ishte perfekte.
Së fundmi do ishte perfekte nëse do arrinit të blini shtëpinë në grup për shembull me një grup miqsh apo familjarësh./Indeksonline/

Temat: