16:21 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjermania i dhuron 10 makina policisë kufitare së Shqipërisë

Policia Federale Gjermane i ka dhuruar 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve të dhuruara.

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtjeshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, shkruan lapsi.al.